Një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur këtë të hënë rreth orës 15:10 një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë.
Autori i veshur me rroba ushtarake, i cili dyshohet se mund të jetë 35 vjec, teksa ka kërcënuar punonjësit e bankës me një armë zjarri tip kallashnikov, ka grabitur 500 mijë lekë të reja dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.
Ai është identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet. Sakaq, Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli si dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.