Një pikë karburanti është vjedhur mbrëmjen e kaluar në Bulqizë. Sipas policisë dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë marrë një shumë parash në pikën e karburantit të shtetasit Q.J., në aksin rrugorë Bulqizë-Shupenzë.
‘Gjatë natës datë 20.10.2021, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në pikën e karburantit të shtetasit Q.J., në aksin rrugorë Bulqizë–Shupenzë. Grupi hetimor po vijon hetimet në vendngjarje, dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.’- njofton policia.