TIRANE-Një rast grabitje është regjistruar në një nga urbanët e transportit qytetas në Tiranë.

Një qytetare ka denoncuar në polici grabitjen e portofolit teksa ishte duke udhëtuar në Urbanët e Linjës së Tiranës së re.
 
Vajza e ka konstatuar vjedhjen e portofolit teksa ishte ende në autobus dhe menjëherë ka njoftuar policinë.

Siç e shikoni edhe në pamjet e publikuara nga gazetarja e gazetës "Shqiptarja.com", Esiona Konomi, qytetarët kanë qëndruar të bllokuar për afro 20 minuta, deri sa policia ka kontrolluar të gjithë udhëtarët.
 
Por edhe me ndërhyrjen e policisë, grabitësi nuk u gjet dhe dyshohet se ai mund të ketë zbritur një stacion më parë.
 
Policia mori denoncimin e vajzës që u grabit, ndërsa pak gjasa ka për gjetjen e autorit për shkak se në orët e para të mëngjesit, kur ndodhi edhe grabitja, udhëtarët janë të shumtë në këtë linjë. 


Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com