Një grabitje e ndodhur gjatë mesnatës së kaluar në stacionin e ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, pranë Stacionit të Trenit të Mallrave në Vlorë, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të qytetit.

Sipas njoftimit, vjedhja e saracineskës së stacionit, ka bërë të pamundur funksionimin normal të rrjetit të shpërndarjes duke lënë pa ujë lagjen “24 Maji”, zonën e Petroliferës, zonën e TEC-it, Portin e Peshkimit dhe Zvërnecin.
Menjëherë pas konstatimit të rastit, grupet teknike të Ujësjellës Kanalizime të Vlorës kanë ndërhyrë për zëvendësimin e pajisjes së vjedhur dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë.
Për ngjarjen është bërë edhe një denoncim në Policinë e Qarkut Vlorë, e cila ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të vjedhjes.
Autoritetet bëjnë thirrje që të mbrohet prona publike, duke theksuar se dëmtimi i infrastrukturës së ujësjellësit sjell pasoja direkte për furnizimin e komunitetit me ujë.
Njoftimi i plotë:
"Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se gjatë mesnatës së kaluar është grabitur saracineska e stacionit të ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, zona pranë Stacionit të Trenit të Mallrave. Si pasojë, ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në zonat që furnizohen nga ky stacion:
Lagja 24 Maji (zona e Stacionit të Trenit të Mallrave)
Petrolifera
TECI
Porti i Peshkimit
ZvërnecGrupet tona kanë ndërhyrë menjëherë pas konstatimit të rastit për zëvendësimin e saracineskës dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë.
Për këtë ngjarje është bërë denoncim pranë Policisë së Qarkut Vlorë.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mbrojnë pronën publike dhe të mos e dëmtojnë atë, pasi këto veprime dëmtojnë gjithë komunitetin.
Faleminderit për mirëkuptimin!"
Komente











Edhe qahen pastaj, aty pa uje rrini qe vidhni edhe veten dhe ua ka fajin bashkia dhe qeveria pastaj, jo more joooo sbehemi njerez ne, vjedhjen e kemi ne gjak sna i ka fajet askush, vetem vetja.
PërgjigjuPrandaj nuk cuditemi kur degjojme per vjedhje sepse jemi te gjithe hajdute or teeeejjjjj