TIRANE - Arriti të vjedhë 1.5 milion euro me anë të mashtrimit me karta krediti dhe sistemin e pagesave Pos Pay përfundon në gjykatë italiani Stefano Bottura.

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Botturën dhe kërkon nga drejtësia dënimin e tij me akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit.

Stefano Bottura Italiani që shihni në këtë foto prej disa muaj qëndronte në Tiranë ku kishte hapur dhe një dyqan për shitjen e pajisjeve elektronike. 

Ndërsa në realitet sipas hetimeve të akuzës ai ishte një hacker që vidhte llogaritë bankare.

Teksa do të përballet me drejtësinë në Shqipëri, Bottura kërkohet dhe nga Italia pasi atje është dënuar me 8 vite burg për mashtrim, dënim të cilin ende se ka kryer.


RedaksiaOnline
(F.T/shqiptarja.com)