Grabiti institucionin financiar në Tiranë, 21-vjeçari autor i vjedhjes me armë një farmaci në vitin 2017 (VIDEO)

Kristi Çinari, autori i dyshuar i grabitjes së institucionit financiar Kredo.al është autor i një tjetër vjedhje në Tiranë në vitin 2017.

Bëhet fjalë për vjedhjen me armë të një farmacie në ‘Rrugën e Kavajës’. Çinari së bashku me Foti Kristalin, 18 vjeç asokohe hynë brenda një farmacie dhe kanë kërcënuar me armë punonjësen duke i marrë xhiron ditore.

Njëri nga grabitësit i drejton armën farmacistes, ndërsa tjetri, i cili nuk kishte armë, kontrollon sirtarët për lekë. E frikësuar farmacistja i nxjerr të gjitha lekët.

Ndërkohë edhe grabitësi i dytë shkon të sirtari tjetër për të marrë para. E gjithë grabitja ka ndodhur për 40 sekonda. Grabitësit hyjnë në farmaci në orën 18:58 minuta e 42 sekonda dhe dolën jashtë në orën 18:59 minuta e 22 sekonda.

Vetëm një ditë pas grabitjes u arrestua Kristi Çinari. Kjo për faktin se 18-vjeçari kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest Shtëpie” pasi ishte dënuar më parë për vjedhje.

Policia nuk kishte dijeni se ai bashkë me një shokun tij, kishin qenë autorë e grabitjes, por pas kontrollit të kamerave të sigurisë dhe provave të tjera është vërtetuar se dy 18-vjeçarët kanë kryer grabitjen e farmacisë. Policia ka gjetur në banesat e tyre edhe rrobat e grabitjes.

Dy të rinjtë akuzohen se kanë vjedhur edhe farmaci të tjera në Tiranë. Gjithashtu Burime nga policia për Report TV bëjnë me dije se Foti Kristali dhe Kristi Çinari u hetuan edhe për disa grabitje të tjera që kanë ndodhur në kryeqytet, siç janë marketet apo dyqanet e vogla.

1611660296_farmaci.jpg


Lajmi kryesor:

Grabitja e Kredo.al, policia identifikon autorin e dyshuar! Në kërkim 21-vjeçari, kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu


E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen