LEZHË - 7 muaj nga vjedhja e administratorit të një biznesi në Lezhë, policia ka zbardhur ngjarjen duke shpallur në kërkim autorin e dyshuar.

29-vjeçari Dorian Prendi kërkohet për vjedhjen me dhunë të administratorit me inicialet P.Sh i cili u grabit ndërsa ishte duke shkuar në banesën e tij.

Po ashtu, uniformat blu kanë arrestuar Florjan Markun me akuzën se nuk ka kallëzuar kriin dhe Aleks Prendin për deklarim të rremë.

Ngjarja ka ndodhur më 22 shkurt të vitit 2015. Policia po punon për të arrestuar autorin ndërsa materialet procedurale në ngarkim të arrestuarve i kanë kaluan prokurorisë së Lezhës.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)