Ka vijuar për ditën e dytë protesta e banorëve të Rrjollit në Velipojë, kundër ndërtimit të resortit luksoz nga kompania ‘Gener2’ e Bashkim Ulajt. Ato kanë bllokuar për rreth 1 orë rrugën Shëngjin-Velipojë, por nuk kanë munguar as tensionet me policinë. Pas rrugës, ato kanë zbritur në kantier ku kanë bllokuar punimet duke kërkuar që makineritë të largohen nga aty.

“Jam në tokën time, ca bëni kështu. Jemi në tokën tonë.

Silleni përfaqësuesin të merremi vesh”, dëgjohen të thonë banorët.

Banorët shprehen se kjo situatë është e pakuptimtë dhe se do t’i vazhdojnë protestat, duke e akuzuar ndërtuesin dhe botuesin Bashkim Ulaj se u ka grabitur tokat. Gjatë protestës se sotme disa banorë janë shoqëruar nga Policia e Shkodrës, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes tyre dhe efektivëve.

Më 16 janar të këtij viti, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka firmosur lejen e ndërtimit për resortin turistik gjigant në zonën Rrjollit në Shkodër, dhe parashikon ndërtimin e një kompleksi me sipërfaqe rreth 1.46 milionë metra katrorë, i konsideruar një nga investimet më të mëdha turistike në vend.

Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, botues dhe pronar i stacionit televiziv A2 së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” nga "Gener 2"  “Aba Blue Borgo”, sh.p.k. Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:36
Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt/ Tensione mes policisë dhe banorëve në Velipojë, shoqërohen në komisariat protestuesit (VIDEO)

Policia ka shoqëruar protestuesit që sot bllokuan rrugën Shëngjin-Velipojë duke kundërshtuar ndërtimin e resortit luksoz nga kompania ‘Gener2’. Ata pretendojnë se zona është tokë e tyre dhe se ndërtuesi Bashkim Ulaj u ka grabitur pronat.

SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Renie qeverise: 03/02/2026 12:54

    Ka ardh koha qe Qeveria te bie Duke I derguar ne Hage ! Pra bie fillimisht Qeveria , pseudo biznesi dhe pseudo elita intelektuale ! Pastaj ne Hage pijne kafe me te madhin Thaçi

    Përgjigju
  • Sandri: 03/02/2026 11:51

    Balluku do të shtoje një vilë të vetën të rera e hellun

    Përgjigju
  • Sandri: 03/02/2026 11:49

    Balluku do të shtoj një vilë tjetër po te Rana e hellun

    Përgjigju
  • Sandri: 03/02/2026 11:47

    Normal Balluku do të shtoje pallatet ose ndo një vilë në Rrjoll

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 2 Shkurt, 13:24

    A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?