TIRANE - Përfundojnë hetimet për grabitjen e 2.5 milionë eurove të një banke të nivelit të dytë dhe dosja me 6 të pandehur përfundon në Gjykatën e Tiranës.
Grabitja e ndodhur shkurtin e këtij viti është një nga dy grabitjet më të bujshme të ndodhura përgjatë 2015-ës, ku persona ende të paidentifikuar mundën të marrin paratë e bankës të nivelit të dytë që transportoheshin nga policia private.
Me akuzën e shpërdorimit të detyrës do të përballen në gjykatë 6 punonjësit e policisë private Isuf Gjici, Artan Dervishi, Dritan Duka, Saimir Nikoçi Ilir Syla dhe Tomorr Hidri.
Nga hetimet e akuzës ka rezultuar se këta persona nuk kanë respektuar rregulloren e sigurisë, çka i ka krijuar lehtësi grabitësve të marrin 2 çantat me para e të largohen në pak minuta nga stacioni i trenit drejt Laparakës ku më pas humbën gjurmët.
Po ashtu nga hetimet e organit të Akuzës rezultoi se një prej punonjësve të policisë private "EuroGjici" i licencuar si roje private kishte probleme me drejtësinë, çka sipas ligjit për rojet private në fuqi konsiderohet shkelje.
Kjo grabitje u shoqërua gjatë këtij viti dhe me një tjetër rast të ngjashëm të ndodhur në autokolonën e "RogatSecurity" e cila transportonte nga Tirana drejt Rinasit afro 3.8 milionë euro dhe të proceduar për këtë rast janë por rojet private
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com