Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, OFL u dërgon formularët vëllezërve Çala! Në sitë edhe katër të tjerë

Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, OFL u dërgon formularët vëllezërve Çala! Në sitë edhe katër të tjerë

Dy vëllezër, Klement dhe Eldi Çala, të cilët aktualisht ndodhen në burg për vjedhjen në aeroportin e Rinasit, janë bërë sot subjekt i OFL-së, Operacioni Forca e Ligjit. Dy vëllezërit nga Elbasani, por edhe katër persona të tjerë, do të jenë të detyruar të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë, pasi dyshohet se mund ta kenë vënë me veprimtari të paligjshme.

Më konkretisht dotë plotësojnë formularët Eldi Çela, banues në Elbasan,  i dënuar për veprat penale ''Vjedhja me armë'', ''Grupi i strukturuar kriminal'' dhe ''Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal''.

Klement Çela banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Organizata Kriminale” dhe “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ndërkohë katër persona e tjerë, një nga Tirana dhe tre nga Durrësi, që janë të detyruar të plotësojnë formularët janë Luan Kokomani, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Përparim Bermuça, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, Durim Bermuça, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Arian Plaku, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Përgjigjjet e formularëve më pas do t'i dërgohen SPAK për verifikime.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja