Grabitja e 7.5 mln lekëve në Shkozet/ Lihen në burg dy policët privatë: Shpërdoruan detyrën

Grabitja e 7.5 mln lekëve në Shkozet/ Lihen në burg dy policët privatë: Shpërdoruan detyrën

Furgoni i grabitur

Gjykata e Durrësit la në burg dy policët privatë që shoqëronin furgonin me paratë e bankës, që u vodhën pasditen e 14 dhjetorit në zonën e Shkozetit. Ata akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhuar për të ruajtur paratë që po transportonin.Grabitja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:50 në zonën e Shkozetit, 100 m para mbikalimit të Unazës së plazhit. Tre autorët të armatosur dhe të maskuar shfrytëzuan kohën e keqe me shi për t'i ngritur pritë makinës së kompanisë private të sigurimit dhe për t'i grabitur paratë.LEXO KETU

Siç njofton gazetari i Report Tv, Gjykata e Durrësit ka vendosur, vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të datës 14.12.2018, ora 24:00,  të shtetasit Fejzi Hekuran Sakaj, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal, në zbatim të nenit 259 pika 3 të Kodit Procedurës Penale si dhe caktimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” ndaj personit nën hetim Fejzi Sakaj, në zbatim të neneve 232 gërma “dh” e 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata vlerësoi si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të datës 14.12.2018, ora 23:30, të shtetasit Astrit Nefail Gjata, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal, në zbatim të nenit 259 pika 3 të Kodit Procedurës Penale. Caktimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” ndaj personit nën hetim Astrit Gjata, në zbatim të neneve 232 gërma “dh” e 238 të Kodit Procedurës Penale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?