TIRANE - Një ditë pas ngjares së rëndë ku, argjendaria “GOLD” u grabit në rrugën e “Dibrës” ose siç njihet ndryshe “Selvia”, flet e Burbuqe Sinanaj, ëma e Oltës, e cila mbeti e plagosur nga grabitësit .
 
Në një prononcim për A1 Report ajo deklaron se grabitësit kanë mundur të marrin rreth 1.5 kg flori me vlera mbi 5 milon lekë (të rinj). E moshuara tregon se ishin dy grabitës, dhe morën atë sasi flori që ne kishim në gjendje.

Sipas policisë, kanë qenë dy grabitës me motor dhe me skafandra, personat që kanë grabitur argjendarinë në pronësi të Olta Sinanaj. E njëjta argjendari është grabitur katër herë në tri vitet e fundit. 

Më 21 Tetor të vitit 2011, në të njëjtën argjendari, rezultoi fatale për pronarin Rrapo Sinanaj, i cili mbeti i vrarë nga Viktor Gushi. Ndërsa mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 10:00, ka mbetur e plagosur Olta Sinanajt, vajza e tij, nga dy autorë, të cilët e kanë qëlluar me tytën e pistoletës në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda. 

Policia ka shoqeruar 22 persona të cilët mund të hedhin dritë mbi grabitjen dhe autorët e saj, ndërsa kontrollet dhe shoqërime të tjera do të vijojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

grabitja e argjendarise me logo
(Në foto: Polica në vendngjarje dje kur ndodhi dhe grabitja në argjendari, Foto A.Çakshiri/shqiptarja.com)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)