TIRANE- Pasagjerët e autobusit të linjës Sarandë- Tiranë, Sr 6941 B, i cili drejtohej nga Sokol Berxhaj, nga Saranda kanë kanë përjetuar momente tmerri dhe tensioni mesnatën e 13 janarit,në aksin rrugor Tepelenë- Krahësë. Sipas tyre një nga grabitësit ishte i gjatë 1. 70 m kishte zë të hodhë. Në autobusin  me 18 pasagjerë kishte dhe një grua shtatzënë.

Një pasagjer i cili ishte lënduar nga ciflat e xhamit tregon se dy persona me kallashnikov i kishin dalë para autobusit dhe kishin qëlluar në xhamin e parë.
“Ndaloi menjëherë shoferi, hapi dyert dhe u tha çfarë doni. Ata iu përgjigjën duam lekët. Shoferi hipi lart dhe nisi të mbledhë lekët. Ata nuk u futën brenda. Mua më morën 90 mijë lekë. “- tregon pasagjeri.

Një pasagjer tjetër rrëfen tmerrin kur në momentin që kishte dalë nga autobusi, një nga grabitësit i kishte vënë automatikun në kokë. “Arritën të më vinin automatikun në kokë sa dola jashtë. Unë dola jashtë se mendova se mos u përplas autobusi. I vajta drejtë për të mësuar çfarë kishte ndodhur, por me automatik në kokë më thanë futu brenda. U futa brenda dhe i dhashë lekët te shoferi.”

Shoferi i autobusit të linjës Sarandë- Tiranë, Sokol Bërxhai tregon se dy personat dolën me automatik përpara. “Më qëlluan dhe hapa portën e dola vetë i pari, ngrita duart lart, i thashë çfarë doni. Më thanë duam lekët. U futa brenda dhe nis atë mbledh lekët”. “Doja të shpëtoja njerëzit dhe veten time.”- tregon shoferi. Ai shton se më pas ishte larguar në mënyrë të rrufeshme për tu ndaluar në një lokal rreth 30 minuta më larg, ku dhe zakonisht qëndronte autobusi, për të bërë pushim.

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)