GJIROKASTER - Policia e Gjirokastrës është e vendosur të zbardhë ngjarjen e rëndë të grabitjes me maska të bardha dhe armë tip kallashnikov e autobusit të linjës Sarandë-Tiranë, në orët e para të mëngjesit të 14 janarit.
Në kuadër të këtij operacioni vijuan kontrollet e banesave në rrethin e Tepelenës, sidomos në fshatin Mamaj, i cili ndodhet pranë aksit nacional Tepelenë- Krahës, ku ndodhi dhe grabitja. Dje në prangat e policisë ra dhe një 55-vjeçar, i cili është arrestuar në flagrancë pasi në banesën e tij iu sekuestruan armët e zjarrit dhe municionet luftarake.
I arrestuar është shtetasi Luan Bërxhi, i datëlindjes 1958, lindur dhe banues në fshatin Mamaj të rrethit të Tepelenë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në banesën e 55-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 148 copë fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm, 520 copë fishekë luftarakë model 56, si dhe dy bajoneta.
Luan Bërxhi akuzohet për veprat penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, vepra këto të parashikuara nga nenet 278 e 279 të Kodit Penal.
Policia e Gjirokastrës po vijon hetimet për të zbardhur më tej grabitjen e autobusit të linjës Sarandë-Tiranë në orët e para të mëngjesit të 14 janarit.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshohet që Luan Bërxhi të ketë lidhje me grabitjen e autobuzit me targë SR 6941 B, pasi banesa e tij është në anë të rrugës dhe afër vendit ku ndodhi grabitja.
Ndërkohë që ditën e djeshme policia e Gjirokastrës njoftoi se ka arrestur 2 vëllezërit Babush Ruçi, i datëlindjes 1981, i dënuar më parë në shtetin grek për trafik narkotikësh dhe Melsen Ruçi, i datëlindjes 1988, të dy lindur dhe banues në fshatin Mamaj të Tepelenës.
Dy vëllezërit Ruçi janë të dyshuarit kryesorë si autorë të grabitjes me maska dhe automatic të autobusit të linjës Sarandë-Tiranë. Gjatë arrestimit të tyre u sekuestruan një automatik Kallashnikov model 56 dhe 70 copë fishekë luftarak model 56, i cili sipas policisë është arma e përdorur gjatë grabitjes.

(Në foto municionet e sekuestruara, të gjetura në banesën e Luan Bërxhit)
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com