Grabitja e blindit me miliona lekë në Durrës, zbulohen detaje të reja mbi autorët dhe skemën

DURRES-REPORT TV zbardh detaje të reja nga grabitja e 7.5 mln lekëve në Shkozet në datë 14 dhjetor (lexo këtu). Dy rojet e sigurisë private u lanë në burg dje, ndërsa ende asnjëri nga autorët e grabitjes së lekëve të Drejtorisë së Patentave nuk është arrestuar.

Gazetari i Report Tv në Durrës, Artur Korriku raporton se sipas burimeve nga grupi hetimor, dy nga tre grabitësit nuk janë nga Durrësi. Ata dyshohet se janë nga Laçi ose Miloti, ndërsa grabitjen e kryen me bashkëpunëtorë nga Durrësi.

Nisur nga skema, burime nga hetimet pohojnë se është e njëjta me atë të grabitjes së disa argjendarive në vitet e fundit në këtë qytet, por edhe një kambisti. Autorët kanë përdorur një makinë me targa false, ndërsa nga kamerat e sigurisë nuk janë identifikuar, pasi kanë qenë të maskuar.

Makina e blinduar e një firme private sigurimi po transportonte paratë e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë në momentin që autorët i bënë pritë duke e grabitur. Ndërsa dy policët privatë që shoqëronin furgonin akuzohen se nuk kanë marrë masat për të ruajtur paratë (lexo këtu).

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep fitoren Baselit në limite

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep fitoren Baselit në limite