TIRANE - Në orët e vona të ditës së hënë janë shkulur katër pllaka metalike të çmuara nga Monumenti i Pavarësisë në Tiranë. Ndërkohë dy pllaka të tjera janë bërë gati për t’u shkulur nga bazamenti i Monumentit të vendosur në Parkun Rinia në qendër të Tiranës.
Në mesditën e djeshme policia nëpërmjet një deklarate për mediat informoi se grabitja ka ndodhur para dy ditësh dhe sot u bë arrestimi i dy personave të dyshuar si autorë të ngjarjes. Ata janë Amarildo Demiri dhe Qemal Mustafa, ndërsa arrestimi u bë i mundur vetëm pas rikthimit të tyre tek monumenti për të vjedhur sërish pjesët e tij.
Gjatë marrjes në pyetje ata kanë thënë se pjesët metalike i kanë shitur për skrap dhe prej tyre kanë përfituar 2 mijë lekë të reja. Dy të arrestuarit pllakat i kanë shkëputur duke përdorur sqepar dhe një thikë.
Monumenti u ngrit për nder të 100-vjetorit të pavarësisë e që u përurua pikërisht më 28 Nëntor 2012. Pjesë metalike nga baza e monumentit janë shkulur, duke dëmtuar jo vetëm monumentin, por edhe sistemin e ndriçimit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Grabitet Monumenti i Pavarësisë, Shima: Rrezikohen gjithë veprat prej metali