Grabitja me armë në Memaliaj, flet gruaja e tregtarit: Na thanë “Paratë se ju q*** r***”, më qëlluan tek dora (VIDEO)

Një ditë pas grabitjes në qytetin e Memaliajt, të tregtarit Mustafa Mustafai, flet bashkëshortja e tij. Thëllënxa Mustafai, 67 vjeç, ka rrëfyer ngjarjen për Report Tv me detaje. Ajo thotë se dy grabitësit kanë zbritur nga një makinë e bardhë me kanë shkuar tek dyqani. Dy të rinjtë e maskuar kanë kërkuar paratë nën kërcënimin e pistoletës dhe kanë qëlluar të dy të moshuarit. Thëllënxa Mustafai thotë:

Kanë qenë dy të rinj, kanë dalë nga një autoveturëq  bardhë. Kanë hyrë furishëm në derën e dyqanit dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar të gjitha paratë që kanë patur në dyqan.  Erdhën dhe njëri prej tyre tha: Paratë se të q*** r***t. Na qëlloi me qytën e pistoletës, më goditi dhe në dorë. E shtyva t’i hiqja maskën. Më vrau shumë, mori djersën time.

Thëllënxa Mustafai, gruaja e tregtarit

Ditën e djeshme, një grabitje ndodhi në Memaliaj, ku dy hajdutë kanë grabitur 50 mijë lekë të reja nën kërcënimin e pistoletës në dyqanin e tregtarit, Mustafa Mustafai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës