DURRES- Një nga katër autorët e grabitjes nën kërcënimin e armëve të një pike skrapi në Fushë-Krujë, ngjarje ndodhur mesditën e së enjtes është prangosur sot nga policia e Durrësit.
 
I arrestuari Besnik Pula, u ndalua nga policia në aksin Fushë-Krujë –Durrës teksa udhëtonte me makinën e tij, ndërsa gjatë arrestimit nuk beri rezistence.
 
Besnik Pula u shoqërua nga efektivët e policisë në ambientet e komisariatit të Durrësit, ku edhe është marrë në pyetje.
 
Blutë e qytetit bregdetar kanë nisur punën për ndalimin e tre bashkëpunëtoreve të tij, me të cilët Pulaj një ditë më parë grabiti shumën prej 7 milionë lekësh të vjetra në pikën e skrapit “Shijaku shpk”
 
Më herët blutë e Durrësit kanë arrestuar vëllanë e Besnikut, Dritan Pulën, i cili akuzohet për përfshirjen në grabitjen e një tjetër pike skrapi në Mamurras, ngjarje ndodhur dy javë më parë.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)