Policia ofron 10 mijë Euro shpërblim për kapjen e grabitësve të Rinasit

Policia e Shtetit ofron 10 mijë Euro shpërblim për kapjen e Klement e Eldi Çalës, si dhe Talo Çelës të shpallur në kërkim lidhur me grabitjen e ndodhur në Rinas në 9 prill të këtij viti ku u morën miliona euro në pak minuta dhe mbeti i vrarë Admir Murataj.

Ajo ofron në dispozicion dy numra duke premtuar anonimat të plotë për informatorët.

"Cilido qytetar që disponon informacion të vlefshëm, të telefonojë në numrat: 069 41 04 111 dhe 069 41 00 615, duke iu garantuar anonimat të plotë e të sigurt", thuhet në njoftimin e policisë.

Nga grabitja e ndodhur në Rinas në 9 prill  janë vënë Ragip Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli, Saimir Cela dhe Alkond Bengasi. Dëshmia e këtij të fundit zbuloi grupit, duke pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Më 15 qershor të këtij viti policia vuri në pranga edhe Hasan Kanaçin, personin që informoi grabitësit nga brenda aeroportit. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën rreth 100 mijë euro, të konvertuara në kartmonedha të ndryshme, për të cilat ka dyshime të forta se i përkasin shumës prej 4.6 milionë eurove të grabitura në Rinas më 9 Prill dhe të cilat do të transportoheshin me avion nga Shqipëria drejt Vjenës.

Pas ngjarjeve në datë 20 prill policia mori kontrollin në sallën e kamerave duke nisur zbatimin e masave shtesë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje