'Grabitja nuk cënoi sigurinë' , Vasili: Lleshaj ministër damlla, nuk kap kriminelët por protestuesit

'Grabitja nuk cënoi sigurinë' , Vasili: Lleshaj ministër damlla, nuk kap kriminelët por protestuesit

Petrit Vasili

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas interpelancës që deputetët e opozitës kanë zhvilluar me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në Kuvend, lidhur me grabitjen e ndodhur në Rinas në datë 9 Prill. Vasili tha se ministri u tregua kontradiktor në deklaratën e tij dhe tha se ai minstri nuk kap kriminelët por protestuesit.

"Ministri i brendeshem damlla dhe i lajthitur krye krejt!! Ministri i brendshem ne parlament 3 dite pas grabitjes ne aeroportin e Rinas deklaroi ne parlament: " Kemi CËNIM dhe jo rrëzim të sigurisë, nuk mund të flasim për rrëzim të sigurisë kombëtare për atë incident që ndodhi në Rinas”, Po i njejti minister i brendeshem po ne parlament sot deklaron krejt te kunderten:

"Siguria kombëtare e Shqipërisë nuk mund të cënohet nga një grup prej pesë vetësh që cënojnë sigurinë në aeroportin e kryeqytetit.”, tha Lleshaj. Po te njejtin minister te brendeshem e nxoren per zverku nga aeroporti dhe hyri Ushtria ne aeroport. Shqiperia nuk ka minister te brendeshem dhe idiotesi te tilla shqiptaret nuk kane degjuar kurre me pare. Ka perkundrazi nje damlla te inkrimnuar,qe kriminelet qe grabisin Aeroportin nuk i kap,ndersa protestuesit po i kap", shkruan Vasili.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlora: 19/04/2019 11:46

    po ky la nam ky si kalama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit