TIRANE- Sekuestrohen pamjet filmike të degës së thesarit në Linzë, të cilat mund të shërbejnë si një provë e fortë për të zbardhur vjedhjen e thesarit të Bankës së Shqipërisë. Burime nga task-forca e Prokurorisë bëjnë me dije se pamjet e sekuestruara i përkasin një periudhe dyvjeçare, kohë kur dyshohet se Ardian Bitraj në bashkëpunim me persona të tjerë, ka realizuar grabitjen e thesarit.
Prokuroria dyshon se Bitraj ka pasur një ndihmë të madhe nga mbikëqyrësit e serverit të kamerave të sigurisë, duke iu lehtësuar puna për vjedhjen e parave, pavarësisht se I dyshuari kryesor e ka mohuar një fakt të tillë. Një element tjetër që ka ndihmuar Ardian Bitrajn për të kryer këtë vepër penale, është fakti që Banka e Shqipërisë ka qenë në proces rikonstruksioni.
Qëllimi i task-forcës së prokurorisë për të sekuestruar filmimet ka qenë pikërisht verifikimi I hyrje-daljeve të personave në ambientet e degës së thesarit, por edhe të dhënave që ka deponuar Bitraj në Prokurori.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com