TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë 4 të dënuarve për grabitje dhe pengmarrje në Kukës. Mes 4 emrave është edhe Bledar Halilaj, i cili dënuar me 7.4 vite burg për pengmarrje. Ai rrëmbeu në vitin 2012 një vajzë, e cila kishte refuzuar që të martohej me të. Halialj nuk e pranonte këtë fakt dhe vendosi që bashkë me dy shokë të tij ta rrëmbente vajzën me një furgon. 4 vite pas ngjarjes, Halilaj u arrestua dhe tashmë po vuan dënimin në burg.

Lista me emrat
Xhevahir Alijaj banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Blendi Axhami banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Zaim Vata banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Bledar Halilaj banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.