'OFL' nuk rrëzohet, Gjykata Kushtetuese e certifikon: Nuk cenohen të drejtat e njeriut, shkelja e të drejtës së pronës brenda kuadrit kushtetues

'OFL' nuk rrëzohet, Gjykata Kushtetuese e certifikon: Nuk cenohen të drejtat e njeriut, shkelja e të drejtës së pronës brenda kuadrit kushtetues

Ne nje operacion te OFL

Operacioni Forca e Ligjit i cili prej afro një viti goditi pasuritë e mbi 500 subjekteve me rekorde kriminale është në fuqi edhe pas një ankese në Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk ka pranuar kërkesën e njërit prej subjekteve, Edlir Hysenajt, pasi sipas saj nuk shkelen të drejtat e njeriut. 

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim çështjen dhe ka vlerësuar se procesi gjyqësor sipas aktit normativ nr. 1/2020, nuk zhvillohet në fushën penale, pra nuk synon të vërtetojë një fakt penal, sepse rregullat e gjykimit në këtë rast janë ato të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile, ndërsa pasojat e këtij gjykimi janë të natyrës civile, sepse lidhen me pasurinë. Për rrjedhojë, në rastin konkret nuk mund të zbatohet parimi 'ne bis in idem', pra çështje e gjykuar 2 herë.

Gjykata vlerëson se pretendimet për cenimin e parimit të mosdënimit dy herë për të njëjtën vepër (ne bis in idem)dhe të gjësë së gjykuar (resjudicata) janë të pabazuara. Për rrjedhojë, duke e parë të lidhur me këto pretendime, Gjykata vlerëson se nuk ka as cenim të parimit të sigurisë juridike.

Lidhur me parimin e prezumimit të pafajësisë, ashtu sikundër theksoi tek analiza për parimin ne bis in idem, Gjykata vlerëson, se ky parim gjen zbatim në proceset me natyrë penale dhe jo ato me natyrë civile, për rrjedhojë edhe ky pretendim i kërkuesit është i pabazuar. Për sa më lart, gjykata e gjen të pabazuar edhe pretendimin lidhur me cenimin e 'parimit të barazisë së armëve'.

Kërkuesi ka pretenduar cenimin e së drejtës së pronës private, të garantuar nga neni 41 i Kushtetutës dhe neni 1 i Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së, pasi automjeti i konfiskuar ka prejardhje nga të ardhura të ligjshme, konkretisht nga shitja e mëparshme e një pasurie tjetër, e cila ka qenë objekt hetimi në procedimin penal të mëparshëm pa pasur ndonjë masë sekuestrimi ose konfiskimi.

Por Gjykata rikthekson se ajo prezumon pajtueshmërinë e aktit normativ me Kushtetutën, derisa palët t’i provojnë të kundërtën.

Kjo do të thotë se lidhur me jo kushtetutshmërinë e pretenduar duhet të parashtrohen argumente bindëse para Gjykatës Kushtetuese që të vlerësojë nëse zgjidhjet e aplikuara shkelin normat dhe vlerat kushtetuese (shih vendimet nr.29, datë 31.05.2010; 12, datë 14.04.2010; nr.16, datë 25.07.2008të Gjykatës Kushtetuese). Në këtë drejtim, kërkuesi nuk ka dhënë argumente të mjaftueshme mbi cenimin e parimit të proporcionalitetit, megjithatë ajo do ta trajtojëkëtë parim të lidhur me tëdrejtën e pronës.

Sa i përket cënimit të të drejtës së pronës, Gjykata thotë se Akti Normativ plotëson të tria kushtet për kufizimin e të drejtave, të parashikuara në Kushtetutë, pra vetëm me ligj, për interes publik dhe duke zbatuar proporcionalitetin.

"Gjykata vë në dukje se miratimi i tij ka ardhur si rezultat i nevojës së realizimit të një kuadri ligjor të posaçëm në kushtet e nevojës të krijuar nga reforma në drejtësi. Po ashtu,akti normativ është diktuar nga nevoja për sanksionimin dhe forcimin e marrjes së masave parandaluese ndaj një kategorie të caktuar subjektesh, për të cilat ka dyshime ose informacion se janë të përfshira, ndihmojnë apo financojnë aktivitete të krimit të organizuar, krimeve të rënda, terrorizmit ose bandave të armatosura, duke përbërë rrezik e cenuar sigurinë publike", thuhet në vendimin e Gjykatës.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka legjitimuar kërkuesin në lidhje me kërkesat e tij për 'Urgjencën' dhe 'Nevojën', 2 kërkesa kushtetuese për një Akt Normativ me fuqinë e ligjit. 

Disa javë më parë një nga 255 subjektet që kanë deklaruar pasurinë e tyre në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Edlir Hysenaj të cilit iu dërgua formulari i OFL-së në datë 5 Shkurt të 2020, kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me kushtetutën të vendimit të dhënë ndaj tij, si subjekt i deklarimit të pasurisë.

Ky i fundit rezulton i dënuar për drogë dhe sipas Policisë dyshohet se ka pastruar paratë e kushëririt të tij Emiljano Hysenaj, i cili në Gjermani është arrestuar për pjesëmarrje në një grup kriminal që merrej me trafikun e kokainës. Ata u kapën me 1.8 ton kokainë të fshehur në banane.

Ndër argumentet e tyre për rrëzimin e OFL-s dhe shpalljen e saj antikushtetuese ishin  mungesa e emergjencës për të nxjerrë Aktin Normativ si dhe zgjatjen e afatit edhe pas mbarimit të mandatit të saj më 31 dhjetor 2020.

OFL e mbylli misionin e saj më 31 dhjetor 2020 dhe nuk dërgon më formularë tek subjektet ndërsa ato procese të hapura në SPAK dhe GJKKO vazhdojnë edhe përtej këtij afati.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë)

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/03/2022 23:43

    /GONI/,ka lidhje.Ta zeme se (X),ben dy pune,nje te ligjshme,me tjetren shet droge.Me parate e fituara nga droga ble nje Mercedis,sepse rroga e ligjshme nuk e mbulon nje blerje te tille.Neser ketij mikut i hyn vetja ne qejf,Mercedesi i duket si karroce fshati dhe kerkon nje Bentley.Keshtu shet Mercedesin,shton dhe ca para te tjera qe mund ,ose jo t'i kete te ligjshme dhe ble Bently-n.Sic e shikon,qe nga fillimi kemi te bejme me pastrim parash.(X) i duhet te provoje shtetit qe dhe Mercedesi eshte me para te ligjshme,ndryshe quhet pastrim parash.E gjithe pasuria eshte nje zinxhir floriri dhe shteti kerkon qe t'i provosh qe cdo hallke e tij qe lidhet me njera-tjetren eshte e ligjshme nga fillimi deri ne fund ,ndryshe perballesh me sekuestrim.

    Përgjigju
  • Nona: 25/03/2022 11:02

    O Gone ktu ne Albanistan ndodhin kto gjojna.

    Përgjigju
  • goni: 25/03/2022 10:10

    shtet leshi ,thote ta marr une ty dhe ti provoje qe e ke me para te ligjshme .....pa pike lidhjeje fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD-së, reagon Gonxhja: Opozitë me menu fikse! OBP ka bërë revolucion në fushën e prokurimit publik, ka marrë përgëzimet e evropianëve

Akuzat e PD-së, reagon Gonxhja: Opozitë me menu fikse! OBP ka bërë revolucion në fushën e prokurimit publik, ka marrë përgëzimet e evropianëve