Një rus i shumëkërkuar në vendin e tij dyshohet se fshihet në Shqipëri. Ai është Revaz Kakhmazov, 44-vjeç ndërsa njihet edhe me emrin Rezo Lotkinsky.
Rusi është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet se është i përfshirë në një sërë grabitjesh, bashkë me një grup të organizuar kriminal.
Grupi kriminal ku akuzohet se bën pjesë edhe Rezo Lotkinsky është i akuzuar për trafik droge, mashtrim si dhe grabitje me armë.
Në total, hetuesit identifikuan 21 raste grabitjesh dhe 20 viktima, ndërkohë që edhe bashkëpunëtorët e Rezo Lotkinsky janë të përfshirë në rreth 18 vrasje.
Rezo Lotkinsky dyshohet se fshihet në Shqipëri, pasi ka nënshtetësi shqiptare. Autoritetet ruse e kanë shpallur në kërkim dhe nëse do të kapet rrezikon mbi 15 vite burg.
Lajmi per lordin rus qe dyshohet se fshihet ne Shqiperi
Komente









