Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci është i sigurt se deputetët do të reflektojnë dhe do të mbështesin themelimin e Gjykatës Speciale.

Në përjashtim të deputetëve Fadil Demaku, Ganimete Musliu e Nait Hasani, ka thënë ai, deputetët tjerë si Rafet Rama, Fadil Beka, Salihe Mustafa, Raif Çela, Xhevahire Izmaku, Nezir Çocaj, Blerta Deliu-Kodra, Bekim Haxhiu, Flora Brovina pritet të reflektojnë në këtë aspekt

Sipas Express, janë kontaktuar disa nga këta deputetë, të cilët nuk kanë pranuar të flasin për qëndrimin e tyre karshi Speciales

Sipas Grabovci Specialja do të votohet atëherë kur deputetët e Kuvendit do të jenë të përgatitur për të mbështetur krijimin e saj.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)