Graçanicë- KQZ: 7,79 % e zgjedhësve deri në orën 11:30
PRISHTINË, 18 Janar/ATSH/.- Në zgjedhjet për kryetar të komunës së Graçanicës deri në orën 11:30 kanë votuar 1 mijë e 576 votues ose 7.79 për qind e zgjedhësve. Sipas KosovaPress, kështu ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së Valdete Daka në konferencën për media lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen sot për kryetar të Graçanicës, […]
/ATSH/.- Në zgjedhjet për kryetar të komunës së Graçanicës deri në orën 11:30 kanë votuar 1 mijë e 576 votues ose 7.79 për qind e zgjedhësve.
Sipas KosovaPress, kështu ka bërë të ditur kryetarja e
KQZ-së Valdete Daka në konferencën për media lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen sot për kryetar të Graçanicës, duke shtuar se procesi i votimit në këtë komunë është duke u zhvilluar normalisht.
Sipas saj, në krahasim nga zgjedhjet lokale të vitit 2013, deri në këtë orë, numri i votuesve është më i ulët. "Në zgjedhjet e kaluara lokale të vitit 2013 , përafërsisht në të njëjtën kohë kanë votuar 2 mijë 190 votues apo 11.41 për qind e tyre. Deri më tani procesi i votimit është duke shkuar në rregull", tha Daka.
Ndërsa sa i përket asaj se me çfarë dokumentesh po votohet, anëtari i KQZ-së në Graçanicë nga Lista Serbe Nenad Rikalo, në një deklaratë të dhënë më herët thotë se, sikurse edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare votuesit mund të votojnë me dokumente të vlefshme që janë lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe ajo e Serbisë.
Por, Daka bëri të ditur për publikun se të gjitha deklaratat e anëtarëve të KQZ-së që jepen në emër të tyre, janë tërësisht personale.
"Ndoshta do të kishte qenë mirë për informim të opinionit publik se deklaratat e anëtarëve të KQZ-së të cilat jepen në emër të tyre personal, janë deklarata të tyre personale", tha ajo.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Graçanicës po mbahen për shkak se kryetari i deritanishëm Branimir Stajoneviq është emëruar zëvendëskryeministër në Qeverinë e Isa Mustafës.
Për të parin e Gracanicës garojnë Vlladeta Kostiq nga Lista Serbe, Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Serbe, Dragisha Miriq nga Partia e Re e Kosovës dhe Shaip Berisha nga LDK-ja.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.7%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9293
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32