Mars është ndjekur në këtë garë nga Kendrick Lamar, i cili fitoi pesë çmime, përfshirë “Videoklipi më i mirë”, “Performanca më e mirë rap”, “Kënga më e mirë rap”, “Albumi më i mirë Rap”, dhe “Bashkëpunimi më i mirë rap”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve ka vijuar edhe me një peformancë të veçantë ku Bruno e ftoi Cardi B për një performancë të stilit të viteve të ’90 me këngën “Finesse”.
Emocione kanë shkaktuar edhe Kesha, me Cyndi Lauper, Camila Cabello. Protestat kanë qenë edhe për ata që kanë humbur jetën gjatë vetëvrasjeve dukë përcjellë mesazhin për një botë më të bashkuar.
Edicioni i 60-të i Grammy Awards në Madison Square Garden në Neë York. Është hera e parë që gjatë pesëmbëdhjetë viteve kjo ceremoni mbahet jashtë Los Angelos.
Rita Ora, Lady Gaga, dhe Cyrus janë veshur me të zeza, ndërsa kanë mbajtur një trëndafil me ngjyrë të bardhë në mbështetje ndaj viktimave të abuzimit seksual. Grupi i quajtur Voices in Entertainment, kryesuar nga Meg Harkins nga Roc Nation dhe Karen Rait nga Records Interscope, kryesoi iniciativën e frymëzuar nga fushata “Times Up”.
Por më befasuesja ka qenë video e Hillary Clinton, e cila lexoi një rresht ku shprehej hidhërimi për largimin nga Trump të ambasadorit të OKB-së, Nikki Haley.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO










