Ruçi me strukturat e rajonit të jugut: Duhet përzgjedhje gjinore e administratës, të mos ketë largime të pajustifikuara (VD)

VLORË- Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi njëherazi koordinator politik i PS për jugun ka mbledhur ditën e sotme koordinatorët politikë të jugut. Në mbledhje do të jenë pjesë strukturat e PS në këtë qark, deputetë, kryetarë bashkie të rajonit të jugut. Mbledhja u mbajt në ambientet e pallatit të kulturës në Vlorë.

Gjatë mbledhjes Ruçi vuri theksin në përzgjedhjen gjinore të administratës duke parashtruar kushtin e artikuluar më herët nga kreu i qeverisë Edi Rama, se nuk duhet të ketë largime të pajusitifikuara nga puna.

Ruçi tha se zgjedhjet në parti janë një proces që do të nisë në çdo qelizë të organizmit të Partisë Socialiste deri në zgjedhjen e delegatëve në nëntor deri nëntor e më pas me përfundimin e procesit në janar 2020.

Kreu i Kuvendit është koordinator politik për rajonin e jugut për Partinë Socialiste. Ai mbulon qarqet e Fierit,  Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altini: 03/09/2019 14:15

    E mblodhi nga kushurinjt qe vajten e plagosen tjetrin ne spital?! Plehra te qelbur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër