Gramoz Ruçi shtron iftar për Ramazanin: Sakrifica për atë që besojmë, shprehet nga ndihma për të varfërit
Gramoz Ruçi mbajti një fjalë përshëndetëse për të pranishmit, në të cilën uroi besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe përfaqësuesit e medias sonte në darkën e iftarit
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, sonte me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, shtroi darkën e iftarit me besimtarë muslimanë dhe të ftuar të tjerë.
Të pranishëm në darkën e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë ishin: Vasilika Hysi, zëvendëskryetare e Kuvendit, Taulant Balla kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Skënder Bruçaj kryetar i Komitetit Musliman të Shqipërisë, kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, Ylli Doçi pastor dhe kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Loreta Aliko kryetare e Komitetit Shtetëror për Kultet, përfaqësues të trupave diplomatike të vendeve me përkatësi fetare muslimane, si edhe përfaqësues të politikës, medias dhe biznesit në vend.
Gramoz Ruçi mbajti një fjalë përshëndetëse për të pranishmit, në të cilën uroi besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Zonja e zotërinj
Të nderuar miq
Ju faleminderit që më nderuat në këtë takim njerëzor, në muajin e shenjtë të Ramazanit. Këtu jemi në një familje të madhe, ku secili është i respektuar dhe i barabartë me të tjerët. Ku besimi te Zoti plotësohet nga besimi te njeri-tjetri dhe vlerat, që na ndriçojnë udhën. Ku dashuria për Zotin jetërsohet në dashurinë për njeri-tjetrin dhe për atdheun. Ku sakrifica për atë që besojmë, shprehet nga ndihma për të varfërit e të ndryshmit nga ne.
Ku respekti dhe toleranca zëvendësojnë vrazhdësinë e grindjet në punët e përditshme. Ku solidariteti sfidon individualitetin. Ku shpresa rritet dhe zhgënjimi tretet nga puna, përpjekjet dhe vlerat njerëzore. Ku drita mund errësirën dhe e mira të keqen. Ku drejtësia sundon padrejtësinë dhe e mira e përgjithshme lulëzon te e mira për secilin. Zoti na ka dhënë jetë e frymë për të bërë mirë ndaj ta bëjmë mirësinë njerëzore realitet. Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit!Agjërim të lehtë e të pranuar! Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi
Ora 22:45
FOTO/ Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shtron iftar për Muajin e Ramazanit
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
41.8%
-
Jo
52.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 6774
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Politika bashkohet për të përmbysur skemën e ripërtëritjes në Gjykatën Kushtetuese! SHBA kundër: Të rinovohen tri anëtarë çdo 3 vjet
6 Dhjetor 2024, 14:07
-
FOTOLAJM/ U zgjodh kryetare Kuvendi, Elisa Spiropali merr ‘leksione’ nga Gramoz Ruçi
1 Gusht 2024, 14:45
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill 2024, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill 2024, 21:20
-
Reportazh në Prizren/ Agjërimi në qytetin muzeal të Kosovës dhe tradita e hershme e pitajkave
23 Mars 2024, 15:11
-
Nis muaji i Shenjtë i Ramazanit, kalendari me oraret e vakteve! Kreu i KMSH: Solidaritet mes njerëzve
11 Mars 2024, 07:22
-
Besimtarët myslimanë nisin nesër muajin e Shenjtë të Ramazanit, kalendari me oraret e vakteve! Uron Kryetari i KMSH: Agjërim të lehtë
10 Mars 2024, 09:33
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt 2024, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt 2024, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13