Pas 11 vitesh në krye të Gardës së Republikës, dorëhiqet Gramos Sako! Emri më i lakuar për ta zëvendësuar ai i Haki Çakos

Tirane- Pas 11 vitesh në krye të Gardës së Republikës, Komandanti i Përgjithshëm Gramos Sako, është dorëhequr nga detyra. Burime i thanë Report Tv se dorëheqja e firmosur nga Sako ka mbërritur më zyrën e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, të premten,(2 shkurt 2024) i cili e ka pranuar dhe tashmë ka nisur punën për zëvendësimin e vendit të lënë vakant.

Shkaqet e këtij largimi të papritur mbeten të paqarta, dhe nuk dihet nëse është tërheqje nga shërbimi apo për ristrukturim i institucionit. Largimi i Gramos Sakos vjen në një moment kur Garda e Republikës ka hapur garën për zgjerimin e saj edhe me 70 punonjës të tjerë, duke e çuar totalin e organikës në 1505 efektivë.  

Kjo rritje u pa e udhës për shkak të shtimit të mbrojtjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve të posaçëm, ndikuar nga sulmet politike, presioneve dhe kërcënimeve të grupeve kriminale të muajve të fundit. Gramos Sako qëndronte në detyrë prej vitit 2013, një ndër drejtuesit më jetëgjatë të Gardës së Republikës, teksa më herët ka qenë pjesë e strukturës në të tjera role.

Javën e ardhshme pritet të bëhet emërimi i zëvendësuesit. Një prej emrave të lakuar, i cili mbetet akoma i pakonfirmuar zyrtarisht, është kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, apo ish-kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Emërimi i drejtorit të përgjithshëm të Gardës së Republikës bëhet nga Kryeministri dhe propozimi i emrit bëhet nga ministri Brendshëm dhe i jepet grada “Drejtues madhor”.

Kush është Gramos Sako?

Gramos Sako është lindur në Tepelenë, më 19 Janar 1971. Që prej vitit 2013 ushtron detyrën në funksionin e Komandantit të Gardës së Republikës. Ai ka një eksperiencë të gjatë e të larmishme në fushën ushtarake. Pas diplomimit në Akademinë e Forcave Tokësore “Skënderbej”, në vitin 1993 titullohet oficer. Eksperiencën e tij të punës e nisi duke kryer detyrën e Komandantit të Togës në Gardën e Republikës së Shqipërisë, e duke vijuar më pas me kryerjen e detyrave në funksione si: Zëvendës Komandant Kompanie, Përgjegjës i Grupit të Ruajtjes së Ministrit të Rendit Publik dhe Përgjegjës në Grupin e shoqërimit të Kryetarit të Kuvendit, Shef Seksioni në Drejtorinë e Ruajtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore dhe Specialist në Drejtorinë e Kufijve dhe të Migracionit.

Më tej, prej vitit 2009 e në vijim, zhvilloi karrierën në sektorin privat si menaxher projektesh. Gjatë karrierës profesionale, Gramos Sako ka kryer një sërë kualifikimesh e trajnimesh me drejtim kryesisht në fushën e rendit dhe sigurisë publike. Zotëron diplomë si “Specialist i lartë Policie” të lëshuar nga Akademia e Policisë “Arben Zylyftari” dhe diplomë në degën “E drejtë Penale” në ciklin e studimeve master shkencor në Universitetin “Ismail Qemali”. Po ashtu, është çertifikuar në kursin e zhvilluar nga SHBA për “Operacionet e Mbrojtjes”, trajnimin e zhvilluar nga Instituti Europian i Menaxhimit të Ligjit dhe Diplomacisë me tematikë “Gjuha e trupit dhe arti i negocimit”, e të tjerë.

Gjatë ushtrimit të karrierës në fushën e sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Gardës është vlerësuar në shumë raste për rezultate të arrira të punës por veçanërisht përmendet medalja e dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, “Për shërbime ushtarake” me dekret nr.3861, datë 23.6.2006. Në 4.4.2016, me dekretin nr. 9502 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, merr gradën “Gjeneral Garde”. Me hyrjen në fuqi të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, Gramos Sako mban gradën “Drejtues Madhor”.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 14/05/2024 17:14

    Mesa duket akoma spaska ikur ky eshte dt 14.05.2024 dhe nuk gjekan dot nje qe ta zevendesoj, e cuditshme?

    Përgjigju
  • Polic #: 03/02/2024 19:19

    Edhe garda kombëtare duhet të shkrihet fare si institucion. Më duket luks i panevojshëm të paguhen 1500 persona për të ruajtur ca të tjerë që ne i kemi zgjedhur vetë për të na qeverisur. Ndërsa ky Sako duhet të kthejë mbrapsht gjithë pagat pasi ka mbajtur një funksion duke qenë i dënuar për trafikim me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit!

    Përgjigju
  • Saja: 03/02/2024 17:20

    Nje hajdut me pak, te kishte ikur me shpejt do bente me mire

    Përgjigju
  • Gripi: 03/02/2024 17:04

    Nuk do kete shpetuar nga tundimi i SkyEcc. Doreheqje dhe arestim duket ne horizont. Rruge te mbare o i pangopur.

    Përgjigju
  • Xxx: 03/02/2024 16:43

    Nuk eshte njeriu I Taos qe po iken

    Përgjigju
  • Vino: 03/02/2024 14:46

    Ehhhh, kushedi de cfare fshihet pas kesaj doreheqje. Nje ushtarak me pervoje, ne Moshe te re, me specializime, s’iken keshtu nga Ushtria.

    Përgjigju
    • Lala: 03/02/2024 16:09

      Specializime te medhoja paska

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, pensionistët nisin marrjen e abonesë falas

Tiranë, pensionistët nisin marrjen e abonesë falas