GRAMSH - Një tjetër aksident rrugor ka marrë tre jetë në aksin Skënderbegas-Gramsh, ndërsa një i katërt ka mbetur i plagosur.

Një makinë tip fuoristradë me targa A 037 FH në të cilën udhëtonin 4 persona humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke shkaktuar vdekjen e Aleksandra Taragjinit 47 vjeç, me profesion mësuese (nga fshati Skënderbegas), kryeplakut të fshatit Menkollar, Yzafer Cingërrima 51 vjeç dhe një djali të ri, Artur Ibro 25 vjeç.

aksident me logo

Sakaq mbeti i plagosur Mehmet Taragjini 52 vjeç, bashkëshorti i mësueses që humbi jetën në këtë aksident. Nga bluzat e bardha mesohet se ai eshte jashte rrezikut per jeten.

aksident me logo
aksident me logo
(Në foto: Automjeti i aksidentuar sot në aksin Skënderbegas-Gramsh) Foto të tjera

Policia e mbërritur në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.