GRAMSH-Aksident automobilistik në aksin rrugor Gramsh-Trashovicë me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen e 3 të tjerëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.30 të mëngjesit kur automjeti tip Ford me targë AA 847 MY i drejtuar Elson Metani 31 vjeç, ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Për pasojë ka mbetur i vdekur Agim Metani 57 vjeç, Elson Metani-31 vjeç,  Algert Miraka-36 vjeç dhe Adi Metani-27 vjeç.

Drejt vendit të ngjarjes është nisur menjëherë reparti i zjarrfikësve dhe policia të cilët kanë ndihmuar për të nxjerrë të aksidentuarit nga automjeti. Me gjithë ndihmën e shpejtë 57 vjeçari Agim Metani ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Ndërsa të lënduarit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti drejtohej nga Elson Metani (djali i të ndjerit), dhe lëvizte nga fshati Silarë për në Gramsh. Por në një nga kthesat e fshatit Trashovicë, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka rënë në greminë.

Nga hetimet paraprake rezulton se automjeti ka rrëshqitur si pasojë e rrugës me lagështirë. 

[gallery]20014[/gallery]

Redaksia Online
d.b/Al.N/Shqiptarja.com