GRAMSH – Një automjet tim “Benz” ka dalë jashtë rruge duke përfunduar 70 metra në humnerë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çekrezë, ku kanë mbetur tre persona të plagosur rëndë.

Drejtuesi i automjetit me targë AA 262 CG ka humbur kontrollin në një pjesë të rrugës ku duhet të merrte kthesën.

Personat e mbetur të plagosur janë: Armando Kumria, 20 vjeç, Amarildo Xhaferri dhe Renato Xhaferri.

Të plagosurit janë transportuar për në spuital ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Aksidentit nga hetimet parapraket dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe.

aksidenti gramsh me logo
 Foto të tjera 
aksidenti gramsh me logo

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)