Gramsh, punonjësi i
Përmbarimit qëllon me pistoletë

Gramsh, punonjësi i <br />Përmbarimit qëllon me pistoletë
GRAMSH-  Punonjësi i zyrës së përmbarimit në Elbasan, qëllon me pistoletë një shtetas në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në afërsi të komisariatit të Gramshit. Fatmir Godole, 36 vjeç me banim në Elbasan, me detyrë punonjës i zyrës së përmbarimit në këtë qytet, ka qëlluar me pistoletë Admir Peleçela lindur në Gramsh e banues në Tiranë.

Si pasojë e këtij sulmi ka mbetur i plagosur rëndë Admir Peleçela i cili është dërguar në spital e ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor. Uniformat blu kanë ndaluar punonjësin e zyrës së përmbarimit dhe kanë sekuestruar pistoletën me të cilin ai ndërmori sulmin. Ende nuk bëhen të ditura motivet e ngjarjes. Ndaj Fatmir Godoles është ngritur akuza e tentativës së vrasjes me armë zjarri.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi