GRAMSH - Punonjësit e HEC-it të Banjës në Gramsh kanë dalë në protestë për pagat, pasi kanë 2-4 muaj pa marrë rrogat. Protesta e tyre konsiston edhe për kushtet e punës pasi sipas tyre nuk janë të mira.
Një tjetër kërkesë e punonjësve në protestë lidhet edhe me njerëzit që merren në punë në këtë hidrocentral, duke kërkuar që punësohen banorë të zonës dhe jo njerëz të tjerë.
Sipas punonjësve kushtet e punës janë si në “Guantanamo” pasi janë të izoluar dhe një punonjës turk merr 4-fishin e rrogës që merr një shqiptar. Protestuesit shprehen se “kjo është e pafalshme, që një shqiptar të diskriminohet në këtë mënyrë”
Punonjësit shqiptarë të HEC-it të Banjës bëjnë thirrje për ndërhyrjen e shtetit duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre.
Gjithashtu ata kërkojnë që të rinovohet sa më shpejt kontrata që ata kanë me kompaninë turke "Limak" pasi nuk kanë firmosur kontratë tjetër pas përfundimit të asaj që ishte me afat 3 mujor.
Sipas tyre pas përfundimit të kontratës 3-mujore, duhej të ishte rinovuar kontrata 1-vjeçare.
Inspektorati i Punës:Do të shikohet dokumentacioni i punës
Në vendngjarje ka mbërritur edhe inspektori i Inspektoratit të Punës, Ekliver Laloshi i cili u shpreh se po kontrollohet dhe do të shikohet dokumentacioni i punës. Laloshi shtoi se do t’i kërkojmë kompanisë edhe orët që punojnë shtesë edhe ditët e pushimit të jenë ditë që të bëjnë pushim normal.
Reagon Firma: Po vlerësojmë kërkesat e protestuesve
Lidhur me protestën si përfaqësues i firmës "Limak" që po kryen punimet në HEC-in e Banjës, zv/drejtori Bulent Tatar u shpreh se “Jemi duke i vlerësuar kërkesat e protestuesve të cilët janë punonjës të kompanisë. Çdo gjë do rishikohet me shumë seriozitet. Kemi respektuar ligjin me korrektësi. Jemi të hapur për negociata me protestuesit."
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com