GRAMSH - Çështjet e pronës sërish janë bërë shkak për një përplasje me armë, këtë herë në rrethin e Gramshit. Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se, është vënë në pranga Leonard Taçe, 42 vjeç, pasi akuzohet për tentativë vrasjeje.
Policia ka bërë të ditur se, i arrestuari për motive pronësie ka tentuar të vrasë me çifte 31-vjeçarin me inicialet K.S. Ky i fundit, nga të shtënat me armë ka marrë dëmtime në pjesën e kofshës dhe ndodhet në Spital jashtë rrezikut.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërkaq që policia ka mundur të kapë të dyshuarin për këtë plagosje.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Gramsh, shpërtheu bombola e gazit, zjarr ne banese