Granit Xhaka tatuazh shqip,
tifozët zvicerian kundër tij

Granit Xhaka tatuazh shqip,<br />tifozët zvicerian kundër tij
Gjëja e parë që unë kam gjetur në jetë, gjëja e fundit që unë do t’i shtrij duart e mija, gjëja më e çmuar që kam në jetë, është dhe do të mbetët vetëm familja ime”.

Ky është tatuazhi i Granit Xhakës  në dorën e tij e shoqëruar nga katër gërma, në të cilat janë shkronjat e para të anëtarëve të familjes së tij.

Ky shkrim i Granit Xhakës në dorën e tij nuk është pritur aspak mirë nga tifozët zviceran.

Granit Xhaka

Ata e konsiderojnë Xhakës si një djalë që e dëshiron vetëm kombin e tij dhe se nuk jep gjithçka për Zvicrën.

“Xhaka ka refuzuar ta këndojë himnin zviceran, derisa në gojë gjithmonë e mbanë atë të kombit të tij.

Neve na duhen futbollistë që e duan me zemër Zvicrën”, kështu ishte njëri nga komentet e shumta që është bërë në shkrimin e postuar nga Blick. 

Granit Xhaka është kritikuar edhe në përballjen që Zvicra pati kundër Shqipërisë, se nuk ka dashur të shënojë gol kundër të kuqëve për shkak të patriotizmit.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin