Grantet për tërmetin, durrsakët dynden para prefekturës, shkelen masat anticovid! Sot 300 aplikime, zyrat hapur edhe të shtunën

Me qindra qytetarë të Durrësit u dyndën këtë të premte para Prefekturës për të bërë aplikimet për grantet e tërmetit. Edhe pse grumbullimet janë të ndaluara, edhe një herë u shkelën haptazi masat anticovid.

Shkak për këtë grumbullim është afati i shkurtër që kanë në dispozicion qytetarët për të bërë aplikimet.  Ministria e Rindërtimit ka rihapur procesin e aplikimeve për familjet e dëmtuara nga tërmeti, që nuk kanë arritur ende të përfitojnë bonusin. Kjo është mundësia e tretë që i jepet qytetarëve të Durrësit për tu dëmshpërblyer. Nga ky proces përfitojnë familjet që kanë dëme të shkallës DS1,DS2 dhe DS3.

Gjatë ditës së sotme janë kryer mbi 300 aplikime, ndërsa nisur nga numri i lartë i kërkesave sportelet do të jenë të hapura edhe gjatë ditës së shtunë.

1608320775_NJEREZ.jpg

1608320791_1608320320DURRESGRUMBULL.jpg

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja