TIRANE - Gratë e burgosura që vuajnë dënimin e tyre në burgun “Ali Demi” do të kenë mundësi që të ndjekin sot në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit shfaqjen premierë “Dasma e Figaros” me muzikë nga Mozart.
Ftesa për gratë e dënuara është bërë nga vetë regjizori i shfaqjes Nikolin Gurakuqi dhe nga drejtori i TKOB Ilir Kerni. Kjo ide është mbështetur edhe nga Drejtori i Burgjeve Artur Zoto.
Sipas Zotos kjo ide është në përputhje të plotë me vizionin e institucionit më të lartë të sistemit të burgjeve në Shqipëri, pasi ka në fokus rehabilitimin më të shpejtë dhe riintegrimin normal në shoqëri të atyre personave që kanë konflikt me ligjin.
Në këtë shfaqje do të marrin pjesë 20 gra të cilat janë përzgjedhur bazuar në kriteret e besueshmërisë dhe zbatimit korrekt të rregullores në institucion, si një formë për të nxitur modelin e sjelljeve të mira.
Gjatë të gjithë kohës gratë që do të ndjekin shfaqjen do të jenë të shoqëruara edhe nga forcat e policisë për të garantuar rendin dhe sigurinë e tyre.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com