Gratë? Në vitet e fundit janë duke u treguar gjithmonë e më çapkëne. Pasionante dhe mbi të gjitha të gatshme për të marrë iniciativa, kur vjen puna për të afruar një partner të ri.
Kjo është zbuluar nga një studim i “Speed Vacance” i kryer në një mostër prej 2.000 pjesëtareve që nuk ishin në një marrëdhënie.
Nga studimi u gjet se popullsia e grave beqare është shumë më dinamike dhe aktive në qasjen ndaj seksit tjetër se sa meshkujt.
Kjo nuk është për të rrëzuar mitin e maskilizmit, por për të vënë re disa fakte interesante.
Në mesin e atyre që morën pjesë në anketim në 48% të rasteve janë gratë që kanë bërë hapin e parë kundrejt një personi ndaj të cilit janë tërhequr.
Me pak fjalë, fakti i mohimit të mundësive të barabarta për gratë ndër shekuj, duket se me të drejtë e ka bërë më energjik këtë seks.
Është e njohur gjithashtu si një ndër karakteristikat e grave fakti se ato kanë një inteligjencë të mprehtë dhe shpesh pak dinake, dhe dinë të hartojnë strategji komplekse.
Meshkujve, nga ana tjetër, ju pëlqen të joshen dhe t’i kursejnë vetes lodhjen e ‘ gjuetisë.’
Përveç kësaj në këtë aksion të rëndësishëm të grave mungojnë 32% të cilat pohojnë se janë nënshtruar nga joshja e një mashkulli që ju kishte paraprirë . Gratë më pak të guximshme nuk duhet të mërzitën, sepse roli i mashkullit joshës dhe zemërthyes i ka rrënjët thellë në histori që nga letërsia romantike deri tek repertorët e filmave. Casanova modern, edhe pse ishte i rrethuar nga gra të bukura që dukeshin më të zgjuara se ai, kishte ende armët e tij joshëse të pasfidueshme.
Për 20% të grave të mbetura rezultoi që joshja të ishte rastësore, duke patur një ekuilibër thelbësor midis rolit të gjuetarit dhe presë.
Themeluesi i “Speed Vacance” Giuseppe, duke komentuar rezultatin e sondazhit, ka thënë: "Më duhet të pranoj se gratë kanë gjithmonë një plus, sidomos në lidhje me çështjet emocionale. Madje edhe kur mashkulli beson se e dominon në lojë është për shkak se gruaja e lejon atë të besojë kështu! Gratë beqare gjithmonë dinë se si t’i futin burrat në rrjetë.”
Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com