Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në kuader te Programit të Grave në Biznes për Ballkanin Perëndimor, do të lançojë këtë javë në Tiranë marrëveshjen e huasë, në mbështetje të grave shqiptare biznesmene. “Programi për gratë në Biznes” do të mbështesë femrat sipërmarrëse duke u ofruar atyre një qasje të re në financa dhe njohjen se si të rrisin bizneset e tyre. Linjat kreditore të BERZH-it do të lëvrohen nga institucionet financiare partnere lokale, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), që drejtohen nga gratë. Ky financim do të mbështesë shtimin me asistencë teknike në biznes dhe shërbime.
/Shqiptarja.com




