Grupimi i organizatave të Shoqërisë Civile 50 % në 2017 sjell në vëmendje të Komisionit për Reformën Zgjedhore çështjet dhe problemet që vazhdojnë të sfidojnë formulat e kuotave gjinore dhe rezultatet e tyre në Shqipëri.
Gratë përfaqësuese të politikës, administratës, dhe Shoqërisë Civile janë mbledhur në tryezë të përbashkët dhe kanë kërkuar vendosjen e kuotës gjinore 50 % në listat e kandidatëve për secilën gjini.
Gjithashtu kërkuan edhe zbatimin e kriterit një në dy në të gjithë listën e paraqitur. Olta Xhaxhka, deputete e Partisë Socialiste në tryezë u shpreh se barazia gjinore në zgjedhje është domosdoshmëri.
‘’Një shoqëri e cila synon të ketë qeverisje të mirë dhe sistem elektoral të drejtë dhë të lirë nuk ndërtohet si e tillë pa përfshirjen e denjë të dy gjinive. Pa balancim gjinor në procesin zgjedhor nuk mund të organizohet demokraci gjithëpërfshirëse’’, u shpreh Xhaxhka.
Pjesë e kërkesave ka qenë edhe përcaktimi i qartë në ligj të refuzimit të listës prej KZAZ/ ve apo KQZ/së në rastet e mospërmbushjes së kriterit 50 % deri në përjashtimin e subjektit nga gara elektorale 2017.
‘’Efekti i pabarazisë te gratë është një efekt që prek gjithë shoqërinë. Pa dyshim që rritja e pjesmarrjes së gruasë në politik për një demokraci funksionale’’, u shpreh Leskaj.
Përfaqësimi i grave në Kuvend , është rritur ndjeshëm në krahasim me legjislaturat e mëparshme, megjithatë grupimi propozon dhe vlerëson rëndësinë për të arritur barazi reale dhe jo formale duke garantuar kandidimin e jo më pak se 50 për qind të grave në listat njëemërore të partive.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO