Në sallën “Unesco” të Muzeut Historik, ato janë spektatoret e para që mbërrijnë... Gratë e Burgut të Tiranës, për herë të fundit në Teatër, i kemi parë 8 vite më parë... Mbrëmjen e së shtunës portretet që pikasim janë të tjera, por vështrimet ngjasojnë...
Në pritje për të parë shfaqjen “Mes çarçafëve” me regji të Kiço Londos, arrijmë të bisedojmë me to. Për shumicën kjo është hera e parë në një shfaqje. Me vite të tëra brenda kangjellave, për to është një momentum, thuajse lirie... Shfaqja fillon e salla mbushet! Shoqëruesit e forcave të policisë, sigurojnë të mbikëqyrin sallën pa shqetësuar spektatorët e tjerë...
Më gjatë komunikojmë me një prej të burgosurave. Është Violeta Donaj! Ishte vetëm 35-vjeç kur ra në burg. Në 4 vite shumëçka ka ndryshuar. Për ngjarjen s’arrij të flas, thotë, ndërsa sytë i mbushen sa flet për dy fëmijët që i la të mitur... Kur e pyes ç ‘mendon të bëj pasi të dalë, hedh vështrimin në sallë, sikur edhe ajo vetë të priste që përgjigja ti vinte nga diku a dikush....
Emocionet që marrin nga shfaqja e teatrit “Çajupi” janë të larmishme. Nënat, ndiejnë shqetësimin e prindit për fëmijën! Më të rejat, nevojën për të dashuruar e pasur një jetë e familje.... Derisa 60 minutat e shfaqjes mbarojnë. Kanë menduar të falënderojnë dhe dy aktoret në skenë, përmes një buqete mirënjohjeje...
Ndoshta në rikthim të rutinës së tyre, mes 4 mureve ku do vuajnë dënimin, një mesazh solidarizues nga aktoret do të kish bërë që kthimi tu rëndonte më pak... Janë të fundit që largohen në masat e sigurisë... Dy makina policie i shoqërojnë sërish për në Burgun e Grave..
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67%
-
Jo
27.1%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 1084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përkujtohet dëshmori i luftës së Kosovës, Indrit Cara! Begaj nga Kavaja: Sakrifica e tij shërben si busull për të ardhmen tonë! I përket gjithë shqiptarisë
31 Mars, 14:48
-
'Varfëria dhe korrupsioni mund të mposhten', Basha në Njësinë 5: Programi ynë, për një Shqipëri më të drejtë dhe me mundësi për të gjithë
31 Mars, 12:40
-
Vrasja e palestinezes nga i ati në Tiranë/ Në plan e përfshirë edhe mamaja! Iku nga Gjermania në Liban, gënjyen sikur e reja vdiq në aksident
31 Mars, 12:09
-
'Na jep 1 mijë euro të të fshijmë fotot private'/ Kërcënuan një person përmes TikTok, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja
31 Mars, 09:52
-
Vrasja e Stiven Toshkesit pas sherrit për një vajzë, 18 vite burg për autorin
30 Mars, 17:07
-
Tiranë/ Sherr i dhunshëm, 3 persona dhunojnë fizikisht 39-vjeçarin, lëndohet një 29- vjeçar që ndërhyri
30 Mars, 14:47
-
Tiranë/ Eksperienca unike e makinave, ndahen çmimet e eventit të madh të automobilizmit
30 Mars, 13:19
-
Tiranë/ Po trafikonte mbi 8 kg hashash me makinë, ‘Transportuesi’ prangos 54-vjeçarin pas ndjekjes në Laprakë! Në banesë i gjendet edhe një çifte pa leje
30 Mars, 11:40
-
Politika uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, Begaj: Të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar! Spiropali: Mbarësi e më shumë dashuri
30 Mars, 10:31
-
Tiranë/ Ktheu lokalin në bazë për shitjen e drogës dhe ‘depo armësh’, në kërkim pronari, arrestohet punëtori! (EMRI+VIDEO)
30 Mars, 10:09
-
U fronëzua dje, Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe meshën e parë në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’
30 Mars, 09:24
-
Kremtohet Fitër Bajrami, mijëra besimtarë falen në 'Sheshin Skënderbej'! Spahiu: Lusim Zotin të na japë forcë të përballojmë sfidat e jetës! Unitet, mëshirë, drejtësi
30 Mars, 07:05