Vitet e fundit ndryshimet klimatike kanë ndikuar në jetën tonë të përditshme. Sigurisht një ndryshim i tillë nuk mund të linte pa “prekur” artin.

Si pjesë e Festivalit të Sidneit 2022, disa artistë kanë bërë një performancë kërcimi mbi një copë të madhe akulli.

Akullit prej 2.7 tonësh është bërë për të përfaqësuar shkrirjen e ajsbergëve për shkak të ngrohjes globale.

Kërcimi ​​i quajtur Thaë, mbi akullin tregon katastrofën klimatike dhe ankthin që rrethon botën sot.

Tre artistet që do të performojnë janë Vicki Van Hout, Jenni Large dhe Isabel Estrella.

Pamjet e performancës magjepsëse kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale