Gratë neglizhencë ndaj kancerit 
të gjirit..Shëndeti vjen pas veshjeve!
Sallaku jep alarmin: 7 mijë raste të reja

Gratë neglizhencë ndaj kancerit <br />të gjirit..Shëndeti vjen pas veshjeve!<br />Sallaku jep alarmin: 7 mijë raste të reja
Testet për parandalimin e tumoreve neglizhohen së tepërmi. Ky është konkluzioni i kërkimit më të fundit shkencor për gratë e prekura nga kanceri i gjirit, i publikuar në ditën e parandalimit të kësaj sëmundjeje, në shumë raste vdekejprurëse. Dhe e gjitha kjo në saj të neglizhencës për të kryer kontrollet rregullisht. E nëse kësaj i shtohen edhe mbipesha, mungesa e ushqimit, një dietë e pasur me karbohidrate dhe yndyrna të ngopura atëherë gjendja bëhet edhe më serioze.

Kërkimi shkencor nga AstraRicha për fondacionin Umberto Veronesi vë në fokus qindra gra italiane të moshës 18-65 vjeç të cilat parapëlqejnë të shpenzojnë më tepër për festa, së dyti veshjet dhe pamjen, ndërsa shëndeti që rëndom themi se duhet të jetë primar, në këtë studim vjen i treti, i ndjekur më pas nga dëfrimet dhe ilaçet në rast nevoje.
 
Sipas të dhënave, rreth 2/3 e të anketuarve justifikohen me faktin se përpiqen të mbledhin informacion për të ruajtur një gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa realisht vetëm 4 në 10 të anketuara e bëjnë këtë, madje jo mjaftueshëm. Nga njëra anë është pretendimi për të ndjekur një dietë të shëndetshme e të ekuilibruar, por edhe konsumi i alkoolit, duhanit apo drogës. Nga ana tjetër, vendosin të mos kryejnë vizita të rregullta për shkak të kostove të larta, që është një çmenduri... nuk e dinë mirë se çfarë bëjnë ose kanë frikë nga rezultati. Mjekët japin apelin e tyre: “Qëllimi i mirë nuk mjafton. Është diagnostikimi i hershëm që shpëton jetën. Çdo vit në Itali ka rreth 46 mijë raste të reja me kancer gjiri, 80% e tyre janë gra mbi 50 vjeçe, por është rritur incidenca në moshat 30-40 vjeçare”, -thotë Paolo Veronesi, drejtori i kirurgjisë në Institutin Europian të Onkologjisë dhe kryetar i Fondacionit.
 
Alarmi rritet nga një tjetër konkluzion i kërkimit. Shumë të rinj të moshës 18-25 vjeç janë të painformuar dhe nuk bëjnë as vetë ekzaminimin, ndërsa mesazhi i mjekëve është shumë i thjeshtë: nëse sëmundja zbulohet në fazë të hershme, mbijetesa me 5 vjet pas diagnostikimit është 98%. Ndërsa studimet dhe statistikat në mbarë botën kanë demonstruar të dhëna të bollshme, duhen mbajtur parasysh edhe një rrjet të gjerë të “padisiplinuarish” dhe pak ose të keqinformuarish të cilët nuk e dinë ende se ato vetë mund të influencojmë në shanset për t’u prekur nga kanceri. Nënshtrimi i një testimi të rregullt bën diferencën midis jetës dhe vdekjes, sepse mundësia për shërim është më e madhe nëse diagnostikohet në kohë.
 
“Vetëm 20 vjet më parë, shanset për një shërim të plotë ishin sa gjysma e atyre që mund të bëhen sot. Këtu vlen merita e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm si dhe trajnimet më efektive dhe të personalizuara. Në të gjitha rastet e tjera në sajë të përparimve shkencore, ka disa strategji që mund të kombinohen dhe të përdoren sipas rastit.”, shpjegon Veronesi.
 
Nga ana tjetër edhe dispozicioni gjenetik rrit gjithashtu rrezikun për të pasur një sëmundje të tillë. Koha është gjithashtu e rëndësishme gjatë trajtimit, shpjegojnë mjekët onkologë. Për shembull në gratë me tumore të zbuluara në kohen që ai është në fazë të hershme, por ka një tendencë të rritet shpejt, ju duhet të prisni kohën e mjaftueshme për tu shëruar pasi operacioni dhe kimioterapia do të fillojnë maksimumi brenda 6 javësh.
 
Duke respektuar këtë kohë mund të zvogëlohet rreziku i kthimit nga vdekja. Ky është përfundimi që ka arritur një studim për më shumë se 8 vjet e gjysmë duke përfshirë mbi 700 gra të prekura nga kanceri i gjirit. Është një situatë shumë e ngjashme me atë që shohim çdo ditë sepse në sajë të shqyrtimit dhe parandalimit është e rrallë të gjenden gra me tumor në fazë të avancuar.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024