Gratë që thyejnë barrierat janë të rralla e një nga ato është Mona Shindy, kapitenia e parë muslimane e Marinës Australiane.
Ajo është inxhiniere elektrike e armëve të marinës dhe shefe i Këshilltarit strategjike e marinës për çështjet kulturore Islame.
Udhëtimi i saj për të bërë histori në ushtrinë australiane ishte një rrugë e gjatë, por ia vlen pasi ajo tani është përfaqësuese e popullsisë australiane gjithnjë e më të ndryshme, si dhe pjesë e një brezi të grave që thyejnë barrierat që nënat dhe gjyshet e tyre nuk ishin në gjendje ta bënin.
Në moshën 3-vjeçare Mona emigroi nga Egjipti në Australi me familjen e saj dhe u vendos në periferinë e plazhit të Maroubra, në Sidney.
Babai i saj fatkeqësisht ndërroi jetë kur ishte vetëm 14 vjeç, kështu që nëna e saj rriti 4 fëmijë krejt e vetme.
"Ajo është një zonjë e fortë dhe ajo na dha drejtimin e duhur, kujdesej për ne dhe na dërgoi në universitet. Nuk ishte e lehtë sepse ne nuk kishim asnjë njeri tjetër në Australi dhe ishim mjaft të izoluar”, tha ajo.
Kjo situatë e bëri atë të përqëndrohet në studimet e saj dhe të arriste suksesin që ka sot.
Tani Mona ka 3 fëmijë dhe ka qenë në Marinë për 26 vjet pasi ndoqi hapat e vëllait të saj më të madh.
Mona thotë se puna e saj si Këshilltare Strategjike për çështjet kulturore Islame është e rëndësishme sidomos kur bëhet fjalë për komunikimin dhe bashkëpunimin me aleatët myslimanë .
“Ka të bëjë me tejkalimin e hendekut të mirëkuptimit midis bashkësive të ndryshme. Unë jam e befasuar kur i njoftoj kolegët e mi se sa kënaqen të mësojnë për Islamin", tha ajo.
Gjithashtu shprehet se ka përjetuar negativitet për besimin që ka.
“Në një kohë në historinë tonë kur ndezim lajmet dhe shohim histori të tmerrshme për terrorizmin që ndodhin në të gjithë botën, mund të jetë e vështirë që burrat dhe gratë myslimane të ngrihen për besimin e tyre kur ajo është rrëmbyer nga një pakicë e vogël që kërkojnë për të përdorur fenë si një armë për luftë”, është shprehur Mona.
Është e rëndësishme të dëgjoni zëra më të fuqishëm si Mona në botë, të cilët mund të jenë të efektshëm në çmontimin e stereotipeve dhe nocioneve të paracaktuar për atë që duket një grua muslimane.
Në një intervistë për “Canberra Times”, ajo flet për mënyrën sesi është marrë me rracizmin e drejtuar posaçërisht ndaj saj.
Ajo u paraqit në një artikull në një gazetë tjetër të madhe Australiane dhe një nga komentet që mori ishte nga një person që e quante ‘të ndyrë’.
Në një deklaratë për domethënien e çmimit të saj, Mona tha: “Si oficere e lartë ushtarake dhe inxhiniere, drejtoreshë e projektit dhe drejtuese biznesi, të qenit e suksesshme si femër ka qenë gjithmonë vetëm një pjesë e enigmës.
Efekt i ndryshimit të nevojshëm, në praktikën e biznesit ose qëndrimet e komunitetit, kërkon udhëheqje shumë të fortë".
Ajo është një shembull i shkëlqyer për të gjithë ata që duan ta ndryshojnë botën për mirë.