TIRANE - Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje, si një nga rrjetet më të mëdha të grave në Shqipëri i kërkoi dje partive politike, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe gjithë njësive të tjera të përkrahin ndryshimet në reformën elektorale që sigurojnë përfshirjen e grave në listat e kandidatëve.
“Ne besojmë që zbutja e hapësirave ekzistuese gjinore në strukturat vendimmarrëse dhe politike është e vetmja mënyrë për të siguruar një demokraci funksionale dhe zhvillim të plotë të vendit.
Për këtë arsye, Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje i kërkon partive politike, institucioneve qeveritare dhe gjithë strukturave të tjera të respektojne parashikimet ekzistuese ligjore për pjesëmarrjen e gruas në vendimmarrje”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për shtyp të Rrjetit të Grave Barazi në Vendimmarrje.
Sipas këtij rrjeti , në Korrik 2012, Shqipëria fuqizoi kuadrin ligjor dhe mekanizmat për sigurimin e pjesëmarrjes së gruas në proceset elektorale dhe në vendimmarrje. Ligji parashikon që gratë kandidate të përbëjnë të paktën 30% të listës shumë emërore të partive.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com