Më 5 prill në qytetin e Beratit do të mbahet ‘Green Half Marathon’. Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama u bënë ftesë të gjithë qyteraërve që të marrin pjesë në këtë aktivitet.

Ai thekson se 700 vrapues nga më shumë se 40 vende do të garojnë në 10 km dhe 21 km.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën për t’iu bashkuar Green Half Marathon Berat 2026 më 5 prill në Berat, ku mbi 700 vrapues nga më shumë se 40 vende do të garojnë në 10 km dhe 21 km duke sjellë energji dhe emocion, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.