TIRANE- Ardhja e një fëmije në jetë është një emocion i papërshkrueshëm jo vetëm për prindërit, por edhe për të gjithë familjarët e miqtë. Një emocioni të tillë nuk i ka rezistuar as djali i kryeministrit Rama, i cili ka përkëdhelur vëllain apo motrën që pritet të sjellë në jetë çifti Rama. Gjatë ekspozitës së studentëve të Akademisë së Arteve mbrëmjen e djeshme, sytë e të pranishmëve janë kthyer nga “barku i rritur” i Linda Ramës, dhe Gregu i cili ka dashur të ndjejë për pak çaste lëvizjet e foshnjës.
 
Por me sa duket çastet emocionuese nuk kanë mbaruar me kaq. Përtej emocioneve të përcjella nga ekspozita e të rinjve, ku kryeministri Rama ishte ftuar nga djali i tij Gregu, nuk mund të mos binte në sy një moment i ngrohtë përqafimi mes tyre, babë e bir. Madje, në një tjetër foto duket qartësisht sjellja e njëjtë e Gregut me të atin, ku të dy babë e bir kanë vendosur dorën në të njëjtin pozicion duke prekur mjekrën.
rama dhe gregu
rama perqafon gregun
rama dhe gregu
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)