“Grekët janë racistë ndaj të varfërve dhe të dobtëve”, Pirro Dhima rrëfehet 5 muaj pas vdekjes së gruas: Ishte shpëtim për të

“Grekët janë racistë ndaj të varfërve dhe të dobtëve”, Pirro Dhima rrëfehet 5 muaj pas vdekjes së gruas: Ishte shpëtim për të

Kampioni i peshëngritjes, Pirrro Dhima

Pirro Dhima është një kampion me origjinë shqiptare në peshëngritje. Ai ka shtetësinë greke, ka jetuar aty më shumë se 30 vite dhe e ka përfaqësuar Greqinë në garat ndërkombëtare.

Aktualisht kampioni ka braktisur edhe shtetin grek dhe është zhvendosur në Amerikë së bashku me fëmijët e tij, 5 muaj pasi gruaja e tij humbi jetën si pasojë e sëmundjes së kancerit. Në një rrëfim për “lifo.gr”, Dhima tregon se mori një propozim nga ekipi i peshëngritjes amerikane si drejtor teknik dhe nuk mund ta refuzonte.

Kampioni e ka nisur tregimin e jetës duke folur për periudhën kur u zhvendos në Greqi, para 30 viteve. “Ishte diçka që nuk e shmangia dot. Unë kam ardhur në Greqi tridhjetë vjet më parë, kur vendi pati një valë të madhe të emigrantëve të ardhur jo vetëm nga Shqipëria, por nga e gjithë Europe Lindore. Në Greqi isha shqiptar, kursë në Shqipëri isha grek. Isha shumë i hutuar dhe nuk e kuptoja ndonjëherë. Ka paur incidente nga më të shumtat, mund t'ju rrëfej njërin prej tyre….

Isha në autobus dhe po qëndroja në një pzoicion që duart e mia të dukeshin shumw qartë. Kisha frikë se çdo portofol i mundshëm që do të humbiste do të më fajësonin mua. Grekët janë racistë ndaj të dobtëve dhe të varfërve. Nëse nuk do isha bërë kampion do më shikonin gjithmonë me gjysmë syri,”- tregon kampioni.

Teksa fliste për kancerin që i mori bashkëshorten dhe nënën e tre fëmijëve të tij, Pirro u prek. “Ne provuam gjithçka që ekzistonte deri në minutën e fundit, por vdekja erdhi si një shpëtim për të. Ajo vetëm po vuante. Me Anastasian kam kaluar çdo gjë, dhe sigurisht kanceri bën që jo vetëm njeriu që e vuan të vdesë ngadalë, por edhe të afërmit e tij,”- u shpreh ai.

I pyetur se çfarë do t’i thoshte një 18-vjeçari që voton për 'Agimin e Artë’, 47-vjeçari tha:“Do t’i thoja atij se është një nga gabimet që nuk i fallen. Do t’i flisja atij për jetën politike të këtyre njerëzve dhe për atë që ata kanë bërë. Unë do t’i tregoja atij të rinjtë e humbur, do t’i kujtoja se këta njerëz po gjykohen si kryetarë të një organizate kriminale. Agimi i Artë do të thotë arrogancë dhe refuzim.”

Agimi i Artë është një parti politike greke që nuk i ka mbështetur asnjëherë emigrantët. Ata duan një Greqi autonome dhe pa të huaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anti greku: 03/12/2018 20:22

    tani e kuptove ti qe jane raciste o piro mavria apo tani u prishe ti me ta

    Përgjigju
  • Turi: 01/12/2018 14:18

    Vlerësim dhe rrespekt për kampjonin Piro Dhima. Në jet ka dhe humbje, por qëndrove më të vërtet si kampjon. Suksese me punën e re në vëndin numër një të demokracis. Mos e kthe kokën pas. Urime.

    Përgjigju
  • Jani: 01/12/2018 10:14

    Ai eshte absolut dhe si njeri Keta qe shajne nuk meritojne te lexohen

    Përgjigju
  • Ggg: 01/12/2018 06:46

    Ik ere b***** grek... kujt do ti hedhesh hi syve ti, per ca lek te qelbura u shite ti e familja jote, tani do shitesh prap te amerikanet.....

    Përgjigju
    • Sali: 01/12/2018 08:26

      O Ggg o kokra e katunarit Pirro Dhima eshte kampion boteror dhe nuk ka arritur asgje nga ndihma e shtetit shqiptar apo grek, ka menaxhuar talentin e tij. Shko te protesta te astiri tani per token qe ke zene

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase